TIRANE

Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe SHISH se u bë pjesë e një puci anti-kushtetues ndaj qytetarëve.

Duke iu referuar protestës së opozitës, Vasili tha gjatë një deklarate për mediat se duhet të hetohet për informacionet e manipuluara se në protestë do kishte dhunë.

Sipas Vasilit, ndërprerja e valëve celulare u bë me qëllim degradimin e protestës, por opozita u tregua vigjilente.

“Dje kryeministri, kreu i Kuvendit dhe SHISH u bënë pjesë të një puci të vërtetë anti- kushtetues të qytetareve. Kryeministri deklaroi në Rai Uno se do ndodhin akte të turpshme ndaj parlamentit dhe thoshte se opozita do dhunojë parlamentin sipas gjoja shërbimeve inteligjente. U ndërpre dhe linja telefonike për të lënë organizatorët pa mundësi komunikimi dhe që protesta të degradonte. Opozita kishte marrë masa për të mbajtur në kontroll të plotë mbarëvajtjen e protestës dhe hodhi poshtë këtë puc të turpshëm. Të hetohet për informacionet e manipuluara se do kishte dhunë”- tha Vasili.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb