TIRANË
Ka zgjatur për rreth 3 orë seanca e sotme plenare,në të cilën u miratuan strukturat e reja të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të lartë të Prokurorisë. Me 72 vota pro dhe asnjë kundër deputetët e maxhorancës të pranishëm në seancë miratuar gritjen e strukturave të reja të drejtësisë. Personeli i KLP do të përbëhet nga 65 persona, ndërsa për KLGJ do të numërojë një staf prej 125 punonjësish.
Kjo e sotmja ishte seanca e parë plenare, ndërsa opozita mori vendimin e ekstrem të djegies së mandateve parlamantare. Me një lëvizje të papritur, maxhoranca vendosi të mbledhë sot seancën, për të shmangur protestën e njoftuar nga opozita për ditën e enjte. Por thirrjes për seancë, opozita iu përgjigj me një tjetër thirrje për protestë, ndërsa ftoi qytetarët të mblidhen në protestë urgjente në sheshin përpara Kuvendit.
Situata është tensionuar disa herë për shkak se protestuesit kanë tentuar të cajnë disa herë kordonin e policisë, ndërsa kjo e fundit ka apeluar herë pas herë për ruajtjen e qetësisë.
(BalkanWeb)