TIRANE

Për katër orë me radhë, mes shiut, opozita zhvilloi mbrëmjen e kësaj të shtune protestën e nënte që nga muaji shkurt. Protestuesit u mblodhën rreth orës 18:00 në bulevardin përpara kryeministrisë ku bënë thirrje kundër qeverisë dhe kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Pas fjalimit të kryedemokratit Basha dhe teksa muzgu po binte, situata u tensionua dhe protestuesit mundën të çanin kordonin e policisë, përballë hyrjes qëndrore të godinës se qeverise. Ata qëndruan për disa minuta në shkallët e kryeministrisë, fasadën e së cilës e kishin lyer me bojë të zezë, ndërsa forcat e policisë nuk ndërhynë për t’i sprapsur.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Më tej, numri dy i Partisë Demokratike zhvendosi turmën drejt parlamentit, nën udhëheqjen e kryedemokratit Lulzim Basha. Edhe në protestën para parlamentit, pati tension e përplasje me policinë, ku u përdor edhe gazi lotsjellës për shpërndarjen e protestuesve. Sa herë lëshohej gaz, protuestuesit largoheshin nga hyrja e parlamentit, për t’u rikthyer sërish me kalimin e minutave.Situatë e cila u përsërit disa herë. Pas katër oresh, protestuesit marshuan drejt selisë së PD-së, ku Lulzim Basha theksoi se beteja do të vijojë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ndryshe nga herët e tjera protestuesit përveç pankartave kundër qeverisë, mbanin edhe flamuj të PD-së. Edhe me këtë protestë opozita synon largimin e qeverisë Rama, krijimin e një qeverie tjetër tranzitore që do të mund ta çonte vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme, të ndershme e demokratike.

Ora 22:15 – Basha mbyll protestën: Fundi i Ramës i vulosur, ne shumica morale

Pas 4 orësh protestë, kryedemokrati Lulzim Basha mbylli protestën e opozitës së bashkuar. Basha tha se fundi i Edi Ramës tashmë është firmosur, ndërsa opozita e bashkuar do të vijojë betejën për të cliruar Shqipërinë në cdo cep të saj. Basha e konsideroi protestwn e kwsaj tw shtune mw tw madhen nw histori,

Ora 22:00- Protestuesit drejt selisë së PD
Kur janë mbushur katër orë nga protesta para Kryeministrisë dhe Parlamentit, protestuesit po zhvendosen drejt selisë blu. Mësohet se në këtë mënyrë opozitarët do i japin fund protestës së tyre të 9-të.

Ora 21:30 – Protestuesit i vënë flakën një makine
Ndërsa kanë kaluar tre orë nga protesta, situata vazhdon të jetë e tensionuar. Protestuesit në këto momente i vënë flakën një makine të parkuar në rrugë. Pak minuta pasi ishte përfshirë nga flakët makina ka shpërthyer. Pas këtij momenti ka ardhur edhe një makinë zjarrfikëse. Ndërkohë në një deklaratë shpërndarë mediave, Partia Demokratike deklaron se nuk janë protestuesit ata që i kanë vënë flakën makinës tek Parlamenti. “Ajo ishte e vetmja makinë e lënë në zonën e zbrazur nga ccdo automjet tjetër përvcc atyre të policisë dhe të medias. Kjo do të thotë se makina është lënë nga vetë policia, që ta digjnin vetë dhe të akuzonin protestuesit për zjarrvënie.” -deklaron PD

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ora 20:51 – Kryemadhi: Rama të shkojë në zgjedhje nëse mendon se ka shumicën

Në një pronconim për gazetaren Klodiana Lala, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi u shpreh se protestën sot e drejtojnë qytetarët dhe ajo është një prej tyre. Për Kryemadhin shkak i situatës ku ndodhet sot vendi është arroganca e Ramës.

Ora 20:42 Berisha: Rama nuk i shpëton cunamit, as në vrimë të miut!

Një paralajmërim i fortë ka qenë ai i ish-kryeministrit Sali Berisha për kryeministrin Rama. Ai thotë se vrulli i protestës do ta marrë përpara edhe nëse është futur në vrimë të miut. Në Shqipëri – vijon Berisha, Rama i ka ditët e numëruara.

Ora 20:33 – Gazi s’ndal opozitën, Basha: Rrugë tjetër veç largimit të Ramës s’ka

“Do vijojmë të qëndrojmë, qëllimi ynë është rrëzimi i Edi Ramës. Protesta vijon si të vendosin qytetarët. Të jemi dhe do ta shohim. Qëllimi i kësaj proteste të arrijë objektivin mbarëkombëtar, largimin e qeverisë Rama dhe zgjedhjet e parakohshme. Rrugë tjetër veç largimit të Ramës nuk ka”,- thotë Basha për News 24.

Ora 19:52 – Tension edhe te Parlamenti, policia hedh gaz lotsjellës

Ka nisur me inicidente mbërritja e protestuesve të opozitës te Parlamenti. Protestuesit kanë çarë në këto momente kordonin e parë policor, ndërsa hedhin kapsolla, tymuese e flakadanë. Kaq ka mjaftuar që policia të hedhë gaz lotsjellës.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ora 19:32 – Paloka zhvendos protestën: Bashkë drejt Parlamentit

Në këto kushte ndërhyn nënkryetari i PD-së, Edi Paloka i cili ka bërë thirrje që të marshohet drejt Parlamentit.“Bashkë drejt Parlamentit, asnjë të mos largohet. Asnjë të mos dorëzohet, ndiqni kreun e PD, drejt Parlamentit”,- dëgjohet ai.

Ora 19:09 – Basha: Ne, shumica e re morale. Kushti: Qeveri tranzitore

Lulzim Basha nga podiumi poshtë zyrës së Ramës tha se po flet në emër të tij, të qytetarëve, të Partisë Demokratike por edhe gjithë partive të tjera në koalicion. Të gjithë bashkë tha ai përbëjmë “shumicën e re morale” në Shqipëri, prandaj edhe kërkoi largimin e qeverisë me thirrjen: Rama ik!

Ora 18:30- Protestuesit hedhin domate mbi Kryeministri
Arka të tëra me domate kanë mbërritur para Kryeministrisë. Në shenjë solidarizimi me fermerët ata kanë nisur të hedhin domate drejt kryeministrisë.

Ora 18:21- Hidhen shashka e tymuese para Kryeministrise
Sapo kanë mbërritur para kryeministrisë protestuesit kanë nisur të hedhin shashka. Ata mbajnë në duar edhe tymuese me ngjyrë të zezë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ora 18:00- Nis protesta e tretë kombëtare e opozitës
Me një banderolë të madhe me mbishkrimin “Qeveri e krimit” janë banorët e Astirit të parët që marshuan të parët drejt Kryeministrisë. Kësaj here shumica e protestuesve mbajnë në duar flamuj të Partisë Demokratike.

Ora 17:00- Blindohet kryeministria
Të paktën 1500 efektivë të policisë pritet të jenë të angazhuar sot në terren për mbarëvajtjen e protestës së opozitës. Përveç forcave të policisë godina e Kryeministrisë, nga ana tjetër është e rrethuar me gardh metalik, një masë e shtuar e policisë për të shuar çdo skenar të mundshëm që mund të kenë protestuesit. Në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ policia ka instaluar kamera me rezolucion të lartë për të filmuar cdo person të dhunshëm apo që cënon rendin publik.

Turma do të monitorohet nga godinat e larta, nga forcat RENEA dhe efektivët e Gardës. Masa sigurie do të ketë edhe në institucione të tjera të pozicionuara në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’. Në gadishmëri do të qendrojnë dhe autobotet me ujë për të shpërndarë turmat si edhe shërbimi zjarrfikës dhe ai shendetësor. Pasdite pritet që të ketë edhe kufizime trafiku ne bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ dhe rrugët lidhëse me të.

Ora 15:50- PD Elbasan: Mbi 2500 protestues nga i gjithë qarku
Kreu i Degës së PD-së në Elbasan, Eugen Isai ka deklaruar se në protestën e sotme të opozitës janë nisur të paktën 1500 elbasanas, ndërkohë nga Bashkia e Cerrikut kanë konfirmuar pjesëmarrjen 300-330 persona. Nga bashkia e Peqinit sipas degës së PD kane konfirmuar pjesmarrjen 270 persona. Nga bashkia e Librazhdit sipas degës së PD kane konfirmuar pjesmarrjen 370-400 persona. Nga bashkia e Prrenjasit sipas degës së PD kane konfirmuar pjesmarrjen 250-300persona

Ora 14:52 – Ish-deputeti denoncon: Gjoba deri 5 mln për të penguar protestën

Ish-deputeti demokrat Luan Baçi pak para nisjes nga Fieri ka komentuar protestën e organizuar sot nga opozita para godinës së Kryeministrisë në Tiranë. Ish-deputeti tha se drejtuesve të mjeteve private dhe atyre të transportit publik iu është bërë presion me gjoba deri në 5 milionë për të penguar transportin e protestuesve. Baçi, u shpreh i bindur se asnjë lloj presioni nuk do t’i pengojë.

Ora 14:24 – Protestues nga Mati, Dibra e Bulqiza nisen drejt Tiranës

Në rrethin e Matit simpatizantë të PD-së dhe LSI-së janë mbledhur fillimisht në qendër të qytetit për të vijuar më pas udhëtimin drejt Tiranës me autobusë dhe me mjete private. Sipas drejtuesve të PD-së në  Mat, janë 1500 persona të cilët kanë shprehur pjesëmarrjen në protestë. Ndërkohë policia ka ngritur pika kontrolli që prej ditës së djeshme në dalje të qytetit të Burrelit dhe në Skuraj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb