Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi e njohur për përplasjet e saj me kryeministrin e vendit Edi Rama, kësaj here i ka habitur të gjithë, jo me ndonjë deklaratë për këtë të fundit, por për protestat që opozita zhvillon.

E ftuar në një studio televizive, Ademi ka thënë që merr pjesë në protestat e opozitës dhe proteston fort. Madje ajo shkon deri aty sa thotë se do të donte të gjuante me molotov, nëse do i jepej mundësia.

“Sigurisht që unë shkoj në Tiranë dhe shkoj dhe protestoj fort. Po të kisha edhe unë molotov edhe unë do të gjuaja me molotov. Pra, që do të thotë, unë nuk di të gjuaj me molotov, pavarësisht se në shkollë kena ba dhe ushtarake por na qëlloi që të ndryshonim sistemin, shyqyr Zotit, edhe nuk e kam pasur këtë mundësi. Por, qejfi dhe dëshira…kur je aty në protestë do me dhënë gjithçka nga vetja”, shprehet Ademi.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb