Në Melburn të Australisë kanë vazhduar protestat mbështetëse të lëvizjes në Hong Kong, ndërsa në Sydney është mbajtur një marsh pro-kinez.


Mitingu në Melburn mbrëmë u kthye në një skenë të padëshiruar kur policia ndërhyri të ndajë qindra protestues pro-kinez nga ata që mbështesnin protestat në Hong Kong, me ç’rast erdhi deri te një dhunë e shkurtër, por pa pasoja të mëdha.


Në mesin e protestuesve që mbështesnin demostratat në Hong Kong pati pjesëtarë të komunitetit pakicë kinez, tibetian dhe ujgur, si dhe organizata nga Vjetnami.


Në marshin pro-kinez në Sydney pati së paku 200 veta të cilët erdhën para ndërtesës të këshillit të bashkisë duke brohoritur “Long Live China” dhe duke kënduar himinin shtetërorë kinez.

Tubime në të cilat u jepet mbështetje demostruesve pro-demokratik në Hong Kong këtë javë janë mbajtur dhe në Adelaide dhe në Brisbane.//AA