TIRANË

Ekonomisti Drtitan Shano i ftuar në rubrikën “Opinion” në  News 24  tha se protesta e opozitës së bashkuar nuk ka një impakt negativ në ekonomi.

Duke folur për situatën e politikës në Ballkanin Perëndimor, Shano tha se protestat janë ndezur si rezultat i politikës dhe klasës së saj, por edhe nga neglizhenca e Brukselit duke mos pranuar anëtarësimet e këtyre vendeve.

“Protestat nuk ndikojnë negativisht në ekonomi. Protestat? Ka një shpjegim. Nuk është fort i thjesht, por e ka një shpjegim. Në një mënyrë ose në një tjetër, të gjitha vendet e rajonit që kanë ngel jashtë BE synojnë të hyjnë atje dhe jo në SHBA. Brukseli zgjodhi stabilitetin që është në një stanacion.

Ky stabilitet ka prodhuar këtë klasë politike. Rajoni është një realitet mikroskopik  e një popullsi 18 milionë banorë. Këto vende janë këtu ku janë sepse Brukseli vendosi t’i thotë stop dhe sot kemi këtë klasë politike.

Sot kemi një rajon që ka ekonomi dhe infrastrukturë të dobët dhe ne nuk jemi të gatshëm për zhvillimet që do të ndodheni, Brukseli duhet të marrë frymë thellë dhe ti qëndrojë idesë për t’i integruar këto vende. Ne kemi arritur në një pikë ulëret për normalitet në politikë”-tha Shano.

Gjithashtu Shano u shpreh se Brukseli ka edhe një gabim tjetër për Ballkanin Perëndimor, pasi sipas tij, nuk ka punuar sa duhet për të krijuar elitat e reja politike.

“Brukseli nuk ka krijimin e elitave të reja pulitke në Ballkan. Dikush është ende në politikë për të ruajtur veten nga mëkatet që kanë bërë, por ka edhe të tjerë që i futen këtij realitetit po për të njëjtat gjëra”, shtoi ai.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: