TIRANA

Gjykata e Tiranës ka dhënë masat e arrestit për disa protestues të arrestuar për protestën e dytë dhe të tretë për vrasjen e Klodian Rashës.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se në burg janë lënë vetëm 3 protestues, teksa 5 të tjerë janë në arrest shtëpie.

Po ashtu 9 prej të ndaluarve janë liruar në detyrim paraqitje kurse janë edhe 30 të tjerë që priten të dalin nesër para Gjykatës për masën e sigurisë.

Nga personat që liroi sot Gjykata 3 prej tyre janë të mitur dhe janë lënë në detyrim paraqitje.

MASAT SOT NGA GJYKATA 

-3 të miturve detyrim paraqitje si dhe për Kristian Kaso

-Arrest me burg për Petrit Ndoj dhe Xhildo Çobani, Alban Shkembi

-Arrest shtëpie për Skeptilajd Mehmetaj, Romualdo Shaipi, Armando Prendi, Roxhes Zefi, Mauricio Hyseni, Mirgel Zelaj, Alban Joca, Olsian Joca, Geri Rina

-Adolf Muça arrest shtëpie, por iu ndryshua në detyrim paraqitje

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb