TIRANE
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi pas mbledhjes me kreun e PD-së Lulzim Basha dhe aleatët e tjerë në selinë e PD-së, ka zbuluar linjën që do të mbajë. Shehi, tha se opozita do të rishikojë pozicionin e saj pas protestës së 16 shkurtit, ku sulmi i saj do jetë 360 gradë.
“Linja dihet. Protesta e rradhës do jetë ditën e enjte para parlamentit. Zgjedhje të reja dhe të lira po qenë të zotët të fitojnë prap. Këto që janë besoj që janë diskretituar edhe në rrafshin ndërkombëtar. Ndërkombëtarët kanë marrë pozicionin e vet klasik. Nga pozicioni i sotëm i demokrateve ajo që ishte para tre muajve ka marrë një avancim të madh. Jemi në rrugën për t’i bindur ndërkombëtarët.” tha Shehi.
A ekziston skenari i tërheqjes së të zgjedhurve lokalë?
Nuk e kemi disktuar këtë punë. Këto do të diskutohen pas datës 16. Të jeni të sigurtë që sulmi i opozitës do të jetë 360 gradë. Në të gjitha institucionet, në të gjithë hapësirën shoqërore, politike dhe ndërkombëtare. Këtë do e përcaktojmë pas datës 16 mars kur do të jetë dhe protesta e madhe.
Lidhur me deklaratat e ndërkombëtarevë mbi vendimin ekstrem të opozitës Shehi tha se jemi edhe në rrugën për t’i bindur edhe ndërkombëtarët.
“Ne gjykojmë se ndërkombëtarët kanë marrë pozicionin e vet, tradicional, klasik, që këtu para demokracisë vihet stabiliteti. I mirëkuptojmë. Por gjykojmë se nga pozicioni i sotëm i demokratëve, ndryshe nga ai që ishte para tre muajve, ka një avancim shumë të madh. Kanë filluar ta kuptojnë edhe ata që sa të jetë zoti Rama do të ketë gjithnjë e më pak stabilitet, gjithnjë e më shumë drogë dhe krim të organizuar. Kështu që jemi edhe në rrugën për t’i bindur edhe ndërkombëtarët për këtë punë.”
(BalkanWeb)