TIRANE

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili i ftuar në studion e lajmeve në News 24, ka komentuar situatën politike në vend, si dhe protestën e organizuar të shtunën nga opozita e bashkuar.

Vasili tha se në protestat e mëparshme kanë qenë të pranishëm provokues nga rradhët e Qeverisë.

“Për mua pjesa e organizimit është tepër e konsoliduar nuk është më një surprizë. Të gjithë protestat tona janë provokuar sistematikisht nga provokatorë të Qeverisë. I kam njoftuar me një takim të përbashkët me zonjën Kryemadhi. U kërkova që të bëjnë të tyren për këtë çështje. Kam parë se asgjë nuk ka lëvizur.  Jo më larg se dje, pamë një kryeministër atje në parlament që do të bindi gjithë dynjanë se shëndetësia është falas. Ky kryeministri gënjeshtar thotë se shëndetësia falas. “-tha ai.

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së  u ndal edhe te zgjedhjet e parashikuara në 30 qershor ndërsa me ironi tha se PS do të konkurrojë me veten.“Zgjedhjet i ka prishur kryeministri. Të themi se do hapë fushatën, si të konkurrojë PS me veten. Edhe fushata e PS do të mbetej në historinë e vetes, një ditë e zezë që nuk do përsëritet më kurrë. Ose pluralizëm, ose betejë shesh më shesh dhe rrugë më rrugë. Këtu do hyjnë në një konflikt të madh me popullin”-u shpreh ai.

 

(Balkan Web)

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb