SERBI

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka reaguar për protestën e serbëve në Kosovë. Vuçiç tha se shqiptarët janë duke pritur rënien e tij. Komentet Vuçiç i bëri gjatë një vizite në Vërshac, ku u tha gazetarëve se për të ishte interesante ajo që Rada Trajkoviç tha se “protestat nuk mund të fshihen deri në Londër”.


“Ku gjendet Londra? Kishte vetëm 19 persona në Graçanicë, pesë prej tyre ishin gjithashtu në protestën në Mitrovicë, ku jetojnë 19,000 serbë”, ka thënë Vuçiç.


Ai shtoi se shqiptarët janë kundër dhe gëzohen për dështimin e tij sepse lider serb po i mbron interesat e serbëve në Kosovë dhe kjo e bën më të suksesshëm.


Beogradi dhe qytete tjera të Serbisë janë pushtuar nga protestat, ku qytetarët e akuzojnë Vuçiç për shkelje të lirive demokratike, kontroll ndaj mediave, si dhe për goditjet ndaj kundërshtarëve politikë, raporton KP.

(BalkanWeb)