Sot shqiptarët i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryebashiakët e rinj. Për herë të parë që nga pluralizmi, këto janë zgjedhjet ku në shumë prej bashkive nuk ka dy kandidatë në garë, për shkak se opozita, ku bëjnë pjesë shumica e partive të djathta nuk morën pjesë në zgjedhje, me pretendimin se ato nuk janë të lira e të ndershme, duke marrë shkas nga përgjimet e publikuara pak kohë më parë, që lidheshin me blerjen e votave në zgjedhjet lokale 2016 në Dibër dhe një vit më vonë në zgjedhjet e përgjithshme në Durrës.

“Ta mbush kryt në plumba” Spahia nxjerr videon: Ç’ndodhi në Shkodër

Ora 13:41 Edhe pse në arrest shtëpie, ish deputeti i PD, Bardh Spahia ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të denoncuar me video e foto, gjithë sa po ndodh me procesin zgjedhor.

‘Rroftë shoku Edi’, ja si ‘votojnë’ disa qytetarë në Tiranë

Ora 12: 14 Ndonëse sot në 61 bashki votohet për zgjedhjen e kryebashkiakëve të rinj, shumë qytetarë nuk kanë votuan, në mbështetje të mospjesëmarrjes së opozitës së bashkuar. Partia Demokratike ka publikuar një video ku shihen qytetarë të Tiranës në një inskenim përballë KZAZ 35, pranë Shkollës “Vasil Shanto”, ku ‘votojnë’ jashtë qendrës së votimit. Një kuti bosh dhe brenda të cilës hidhen letra, madje nuk mungojnë as nga ata qytetarë që bëjnë grushtin, simbole të kohës së komunizmit, duke ironizuar kështu maxhorancën, (PS). Votoni për kandidatin e ‘Fronit Demokratik’, ‘Rama ik’, ‘Rroftë shoku Edi, ‘Shoku Erion’, ‘Lali leku’, këto janë disa nga thirrjet ironizuese të qytetarëve, që më pas inskenojnë dhe hapjen e kutive dhe leximin e votave brenda tyre.

Votimi mbyllet në 19:00, KQZ nis me ‘publikimin’ e rezultateve

Ora 12:00 Pakujdësi, rezultat i paracaktuar, apo një provë test për grafikët mund të konsiderohet incidenti i pak minutave më parë në faqen zyrtare të KQZ.

Whatsapp Image 2019 06 30 At 11.32.19

Fotot/ Vota e shkodranëve zbulohet “Live” në televizion

Ora 11:50 Në qytetin e Shkodrës duket se nuk po respektohet e drejta e qytetarëve për të zgjedhur në mënyrë të fshehtë.

  • foto galeri
  • foto galeri

“Partizanët” e PD shpërndajnë “trakte” në rrugë
Ora 11:48 Disa të rinj, mbështetës të Partisë Demokratike kanë zgjedhur një formë simbolike për të kundërshtuar zgjedhjet e kësaj të diele, duke shpërndarë “trakte” në rrugë. Të veshur si partizanë, të rinjtë iu kanë kërkuar qytetarëve që të mos votojnë. Ata iu kanë shpërndarë ftesa njerëzve në rrugë, ndërsa kërkojnë bojkotin e tyre.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Erdhi mielli” furgoni i Rilindjes, shpërndan thasë me miell në Fier

Ora 11:38 Partia Demokratike ka shpërndarë një video, e cila sipas saj tregon se Partia Socialiste vijon të shpërndajë miell në këmbim të votës në qytetin e Fierit.

Ja si votojnë familjarisht në Finiq

Ora 11:16 Votimet familjare në vendin tonë nuk janë aspak të padëgjuara. Kështu një rast i tillë është shënuar në fshatin Krane të bashkisë së Finiqit. Gazetarja Shpresa Dine ka siguruar për ‘BalkanWeb’ momentet nga procesi i votimit, ku shfaqen familjarë që tregojnë votën, duke shkelur kështu ligjin. Kujtojmë se kjo bashki përbëhet nga 90% popullsi e minoritetit etnik grek. Aktualisht për bashkinë e Finiqit garojnë dy kandidatë, kryetari aktual Leonidha Hristo si i pavarur dhe Kristaq Kico nga partia Mega.

Pengoi qendrat e votimit, procedohet kryebashkiakja Voltana Ademi

Ora 10:50 Procedohet penalisht në gjendje të lirë kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi. Ashtu sic është bërë e ditur edhe më herët, kryebashkiaja me një vendim ka bllokuar disa shkolla në këtë qytet, për të penguar mbajtjen e zgjedhjeve. Sipas policisë, Ademi, e cila përfaqëson Partinë Demokratike, ka urdhëruar me shkrim punonjësit e kësaj bashkie të mbyllin disa Qendra e Votimi (shkolla), të cilat administrohen në pronësi të bshkisë, konkretisht 53 Qendrat e Votimit

Video/ Me flamur pioneri e iso labe, si protestohet në Korçë

Ora 09:52 Protestuesit në Korcë kanë zgjedhur një tjetër mënyrë për të protestuar kundër procesit të votimit të 30 qershorit. Nën drejtimin e ish deputetit të PD-së Ervin Salianji, qytetarë të shumtë në numër, mbështetës të PD, janë mbledhur në qendrën e votimit, ndërsa kanë lidhur një shall të kuq, i njohur në kohën e diktaturët si simbol i komunizmit.

VIDEO/ Gjirokastër, komisioneri i PS voton për të moshuarën

Ora 10:55 Në Gjirokastër ka nisur që prej orës 07:00 procesi i votimit në të gjitha QV-të, ndërsa gazetarja Brikena Metaj raporton për proces normal e pa probleme.

Me armë në qendrën e votimit, arrestohet 53-vjecari në Durrës

Ora 10:33 – Një 53 vjecar është arrestuar mëngjesint e sotëm nga policia, pasi ka hyrë me armë në një qendër votimi në Durrës. Në njoftimin zyratë të policisë thuhet se 53 kërcënoi me armë komisionerët, si edhe kutinë e votimit

Paloka nxjerr videon: Ja si blihet vota e një vajze në Tiranë

Ora 09:43 Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka në një deklaratë nga selia blu, denoncoi përmes një video, një rast të blerjes së votës. Video, siç tha Paloka tregon momentin e dhënies së parave një vajze që voton për herë të parë.

Protestë civile te “Partizani”, qytetarët ironizojnë: Parti Enver!

Ora 08:43 Një protestë civile me marshet e periudhës së socializmit dhe thirrjet “parti-Enver” po zhvillohet përpara gjimnazit “Partizani” në kryeqytet.

Me pankarta në duar që kanë mesazhe si: “Modeli Rama, model i mafias, model i krimit”, qytetarët janë grumbulluar para kësaj shkolle.

Në këtë formë ata ironizojnë zgjedhjet bashkiake, duke i krahasuar ato me zgjedhjet e mbajtura në kohën e regjimit.

VIDEO/ “Zgjedhje moniste”, protesta para shkollave në Tiranë

Ora 08:13 Disa qytetarë janë grumbulluar sot rreth orës 08:00 në shkollën “Kushtrimi i Lirisë” në njësinë bashkiake nr. 1 një dhe protestojnë me thirrjet: ’Rama ik”. Ata i cilësojnë votimet e kësaj të diele, farse dhe jo të vërteta”. “Kam dalë me vullnetin tim, dua të më shkojë e saktë vota, jo të jetë njëpartiake”, thotë një qytetare.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb