TIRANË- Një grup deputetësh kanë firmosur një propozim ligjor për të rikthyer importin e plehrave, jo të rrezikshme sipas tyre, por kjo ka ngritur në këmbë shoqërinë civile.

Aktivistët e Shoqërisë Civile protestuan sot tek Piramida kundër miratimit të projektligjit që kërkon të lejojë Importin e Plehrave në Shqipëri.

Sipas aktivistit Ejan Tanini prapa këtij pr.ligji fshihet mafia e plehrave.

“Kush na siguron që plehrat e importuara s’kanë mbetje radioaktive. Ne i kemi lumenjtë të ndotur me plastikë, por kjo bëhet për për të vijuar biznesin e mafias”,- tha ai.

Një nga deputetët firmëtarë, Eduard Shalsi deklaroi se do të importohen vetëm mbetje të parrezikshme për t’i dhënë oksigjen industrisë ricikluese.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb