TIRANË- Një grup qytetarësh kanë protestuar sot kundër ndërtimit të 13-katëshit në parkun e Liqenit Artificial. Ambientalisti Sazan Guri, në krye të kësaj proteste i ka bërë thirrje kryeministrit të ‘mos luajë’ me kufijtë e parkut, pasi do digjet, ndërsa ka apeluar qytetarët t’i bashkohen kësaj kauze.

“Ne na vijnë projekte se si do të kafshohet dita-ditës parku i liqenit. Projektet janë në mendjet e këtyre pushtetarëve që kërkojnë ta kthejnë këtë park në zonë ndërtimi. Zoti kryeministër je futur në qorrsokak. Për herë të parë në Shqipëri nuk pyeten as profesorë, as ekspertë, as inxhinierë. I themi kryeministrit mos luaj me kufijtë e parkut, sepse do digjeni! Ju bëj thirrje asaj fije fisnike tek biznesmenët, ndërtim nuk është bëj një 13 katësh dhe një popull që është futur në mengenenë e ndërtuesve. Ju bëjmë thirrje pedagogëve që po kthehen në mësuesë fshati: Nëqoftëse nuk flasin shkencëtarët, gënjen më shumë politikani. Ndërtimi nuk është vetëm një katrahurë urbane. Tek sheshi i “Vasil Shantos” ndërtohet një pallat tjetër”, deklaroi Sazan Guri.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb