Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi në rubrikën ‘Opinion’, në News24 u shpreh se kjo forcë politike shumë shpejt do të bëjë publik programin qeverisës.
“Shumë shpejt do të bëjmë publik programin ekonomik , politik, programin qeverisës së Partisë së Lirisë. Një program ky i mirestrukturuar”, tha ndër të tjera Blushi.
Ndërsa foli për çështjen e financimit rus në PD, ai tha se Partia Demokratike ka shprehur distancimin.
Gjatë bisedës në studio, ai tha se ish-kreu i PD Lulzim Basha përfitonte fonde edhe nga qeveria dhe se ishte një lider i shitur, duke shtuar: “Me marrëveshjen e 17 majit Basha pranoi nënshtrimin tek Edi Rama”
Sa i përket protestave dhe nëse do të ketë sërish një protestë nga Partia e Lirisë, Tedi Blushi tha se opozita nuk do të ndalet asnjë moment së denoncuari dhe se do të jetë në çdo skenë krimi.
“Ishte qytetarëve dhe synoi të tregonte një provë për një aferë, që as n vendet më të prapambetura të botë nuk do të ishte në këto nivele. Protestat e opozitës nuk do të jenë vetëm manifestime, por kapilare dhe do të shtrihen në të gjitha vendet e krimit. Protesta nuk kishte flamuj partie, as përfaqësues të PD nuk erdhën me flamuj. Ende nuk kemi një datë për një protestë masive, por nuk do të ndalemi. Ishim në Korçë pak javë me parë dhe denoncuam me fakte abuzimet, pra nuk ka ditë të caktuara, por do jemi aty përballë çdo abuzimi”, tha ai.
(BalkanWeb)