Mungesa e transparencës dhe disa problematika teknike në realizimin e projektit për sistemimin dhe asfaltimin e disa rrugëve të njësive administrative Buçimas ka ngritur në protestë  banorët e fshatit Gështenjas.

Një nga shqetësimet kryesore sipas tyre është mungesa e informacionit të detajuar lidhur me projektin, duke përfshirë parametrat e investimit, vlerën e tij dhe afatet e realizimit. Sipas banorëve, në hyrje të fshatit nuk është afishuar projekti, çka ka krijuar konfuzion dhe pasiguri tek ata.

Gjithashtu, banorët nënvizojnë disa probleme teknike që janë evidentuar gjatë punimeve. Sipas tyre, kanalet e ujërave të zeza,kanalet anësore të rrugës nuk janë hapur, rregulluar dhe mirëmbajtur nga firma.

Nga ana tjetër, në terren ka zbritur edhe, inxhinierja e punimeve e cila është në dijeni të shqetësimit të banorëve ku ka theksuar se projekti është riparuar dhe janë bërë disa ndryshime për të përmirësuar cilësinë e punimeve.

Ky projekt për sistemimin dhe asfaltimin e disa rrugëve të njësive administrative Buçimas ka nisur në Maj të vitit 2023.

Ndërkohë fondi i investimit ka kapur vlerën e 117 milionë lekëve të reja, paTVSH duke parashikuar një sipërfaqe rreth 60 mijë mktror dhe 8000 mkatror pllaka betoni në qytetin e Pogradecit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: