MAT

Banorët e fshatit Zall Gjocaj janë ngritur sot në protest për të kundështuar ngritjen e HEC-it. kjo është e disa protestë që banorët ngrihen për të kundështuar punimet për devijimin e ujit në fshat.

Banorët thonë se do të qëndrojnë deri në ndërprerjen e punimeve në burimin e ujit në fshatin Zall Gjocaj, ose në të kundërt kërkojnë nga shteti t’i shpërngulë nga fshati.

Ata thonë se do të bëjnë qëndresë ndaj kërkesës së tyre kundër ndërtimit të HEC-it, ndërsa ditën e sotme kanë marrë edhe cadra për t’i ngritur pranë vendit ku po kryhen punimet.

Protesta e sotme e banorëve është mbikëqyrur nga forca të shumta policie, gazetari Enver Doci tha për “BalkanËeb” ka patur edhe konfliktim të banorëve me forcat e policisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: