Policia e Tiranës i ka refuzuar sërish kërkesën për të protestuar pa afat Partisë Demokratike.


Ashtu si në 16 shkurt, PD kërkonte që leja për tubim që nistë në orën 11:00 por të ishte pa një afat mbarimi të përcaktuar. Policia e ka refuzuar lejen me argumentin se duhet përcaktuar orari i mbylljes së tubimit.


Në kërkesën e saj, PD njofton policinë se protesta do të zhvillohet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” tek sheshi para kryeministrisë, Lulishtja tek piramida dhe te rruga “Ismail Qemali” në krah të kryeministrisë, rrugë në të cilën mjetet lëvizin nga RTSH drejt bulevardit.


Ndërkohë që protesta pritet të fillojë nesër në orën 11:00, plani i masave të marra nga policia janë të njëjta me ato të protestës së 16 shkurtit. Protestuesit nuk do të lejohen në rrugën “Ismail Qemali” dh enë rrugën “Papa Gjon Pali”. Në terren pritet të angazhohen 1600 efektivëve.

(BalkanWeb)

Etiketa: