TIRANË- Policia ka shoqëruar pak minuta pas protestës Taf Kolecin, sekretarin e Përgjithshëm të Federatës së Sindikatave të Punonjësve të Industrisë të Shqipërisë si dhe disa minatorë të tjerë organizatorë.

Gazetari Erjon Skëndaj që ka ndjekur të gjithë protestën raportoi për “BalkanWeb” se ata janë shoqëruar nga policia pasi akuzohen për protestë të paligjshme dhe do të merren në pyetje.

Para se të niste protesta policia paraqiti me shkresë mosaprovimin e saj për arsye procedurale. Minatorët kishin paraqitur kërkesën për protestë para kryeministrisë ditën e hënë por pavarësisht se nuk morën leje ata vijuan aksionin e tyre.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb