Është zhvilluar këtë mbrëmje një protestë paqësore edhe në qytetin e Sarandës, kundër vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha nga policia.

Nën moton “drejtësi për Klodianin”, përfaqësues të shoqërisë civile, të rinj dhe minorenë kanë protestuar paqësisht në sheshin “Nënë Tereza”.

Me qirinj dhe pankarta në duar ata kanë kërkuar drejtësi për Klodian Rashën, i cili u vra nga një efektiv i policisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb