TIRANË- Ndërsa parlamenti do të kalojë sot amendimet e ligjit për Teatrin, para parlamentit ka nisur një protestë. Dhjetëra qytetarë, aktivistë e artistë janë ngritur në protestë për të kundërshtuar prishjen e Teatrit Kombëtar.

Regjisori Edmond Budina iu ka bërë thirrje qytetarëve të çohen sepse Shqipëria ka marrë fund.

“Ngrihuni o njerëz se ka marrë fund Shqipëria. Me këta politikanë duhet ta kesh mendjen çdo ditë sepse ta fusin. Ndaj çohuni dhe mos flini”, tha Budina.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ambientalisti, Sazan Guri, ka bërë thirrje që të gjithë deputetët e opozitës të mblidhen për t’i thënë “jo” rivotimit të Ligjit të Teatrit.

Sipas Gurit, kjo rezistencë për mbrojtjen e Teatrit nga shembja është kauza më e luftuar që nga fillimi i demokracisë në vend. Teksa komentoi taksën për “Rrugën e Kombit”, Guri tha se nuk do të lejohet e njëjta gjë edhe me Teatrin, pasi sipas tij, Rama i vendosi në gjumë kuksianët.

“Sot pas 8 muajve, 448 ditëve protestë e rezistencë. Ku për herë të parë të Shqipërisë, artistë dhe shqiptarë kërkojnë të mbrojnë demokracinë dhe kushtetutën shqiptare. Po vidhet prona publike. Sot fillon një epokë e re, por e shtrembër për shqiptarin. Ne nuk do t’i lejojmë të na vënë në gjumë siç bën me kuksianët. Doja ti bëjë thirrje opozitës, dhe të mblidhen për rrëzimin e ligjit. Prandaj, sot është dita e ndarje dhe ne do ta përforcojmë angazhimet tona. Ne nuk do të donin, që të përleshemi trup më trup”, tha ai.

(m.k/n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb