Nga: AURORA GOLEMI*

TIRANË- Një grup të rinjsh por edhe shoqëria civile kanë protestuar sërish sot kundër ndërtimeve në Parkun e Liqenit Artificial të Tiranës.

Këtë të shtunë ata zgjedhën një formë të re proteste duke vendosur qese plasike në kokë, pasi sipas tyre mushkritë e Tiranës janë në rrezik.

“Me betonizimin që po i shkaktojnë liqenit qytetarët po i trajtojnë si mbeturina pasi nuk dëgjohet zëri i tyre. Është e vështirë të flasësh nga qeska pasi nuk ka oksigjen kështu do ndodhi me frymën e qytetarëve nesë prishin parkun”, tha njëri nga protestuesit.

Ndërsa një tjetër u shpreh: “Ne jemi qytetarë për parkun duam gjelbërim. Fryma ime është në rrezik, është detyra ime ta mbroj dhe të jem parku. Këtu do jemi të shtunë për të shtunë”

Motivi i kësaj proteste, prej dy muajsh është që të ndalohen ndërtimet në Digën e Liqenit pasi nëse puna aty do të vazhdojë, shoqëria civile dhe të gjithë qytetarët e kryeqytetit nuk do të kenë më hapësira të gjelbërta e as ambiente çlodhëse. Protestuesit pohuan se Tirana është i vetmi kryeqytet, që nuk mbron parkun e vetëm që ka, ndërsa institucionet nënshkruajnë leje me shkelje ligjore. Në fund u recituan poezi për natyrën dhe u bë thirrje për pjesëmarrje në protestë para kryeministrisë, të shtunën tjetër.

“Ne jemi shumë pak sot por do të jëmi shumë herët e tjera, faleminderit qëe ishit sot, dëgjohemi të shtunën tjetër.”

(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: