ELBASAN- Vijon prej javesh protesta e nxënësve dhe prindërve në fshatin Mengël të Elbasanit, të cilët kërkojnë hapjen e shkollës 9-vjeçare të fshatit e dëmtuar nga një tërmet një vit më parë.

Protestuesit janë ulur sot në mes të rrugës dhe kanë bllokuar qarkullimin në aksin kombëtar Elbasan-Librazhd duke krijuar radhë të gjata automjetesh. Protesta vijon prej disa orësh, ndërsa ka pasur herë pas here edhe përplasje mes policisë dhe banorëve. Në këtë protestë ka marrë pjesë dhe deputeti i PD, Luciano Boci.



Sipas specialistëve, shkolla e Menglit ka nevojë për rikonstruksion forcues të strukturave pasi rrezikon të shembet. Në të tillë situatë nxënësve u është siguruar transporti falas deri në shkollat e qytetit, por rreth 200 nxënës e kanë bojkotuar.


(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb