Në Greqi u mbajt dje raundi i dytë i zgjedhjeve lokale, ku rezultati i një jave me parë në bashkitë e Athinës e Selanikut u përmbys. Qeveria konservatore e Demokracisë së Re ka humbur 5 zona të rëndësishme të vendit dhe kryesitë e dy bashkive më të mëdha, Athinës dhe Selanikut. Kostas Bakojanis në bashkinë e Athinës dhe Kostandinos Zervas në Selanik të dy të partisë Demokracia së Re, humbën në këto zgjedhje. Kujtojmë që Bakojanis dhe Zervas ishin pjesëmarrës në tubimet popullore që u zhvilluan në Himarë në mbështetje të Fredi Belerit.
Në raundi ne dytë u zgjodh kryebashkiak i Athinës Haris Dhukas i PASOK i mbështetur edhe nga opozita e majtë SYRIZA dhe në Selanik Stelios Agjeludhis, gjithashtu i PASOK.
Kandidati i partive të majta SYRIZA dhe PASOK fitoi edhe në zonën e goditur nga furtuna Daniel, periferia e Thesalias si dhe në 4 periferi të tjera të mëdha të Greqisë. Zgjedhjet lokale kanë rezultuar në rritje të dominimit të së majtës në Greqi, pas humbjeve në zgjedhjet lokale të 2019 ashtu dhe në dy zgjedhjet parlamentare, të 2019 dhe Maj-Qershor 2023, kur konservatoret e djathtë e drejtuar nga familja Mitsotakis kishin shënuar fitore të padiskutueshme, me diferencë të lartë. Vlen të theksohet se elementi më i veçantë edhe në këto zgjedhje ishte pjesëmarrja shumë e ulët e popullit në votime, konkretisht të dielën e kaluar vetëm 30.8% e shtetasve grekë kanë votuar, ndërsa në raundin e dytë pjesëmarrja ka qenë akoma më e ulët, nën 25%.
(BalkanWeb)