Parlamenti britanik u përball me një situatë të pazakontë në seancën e mbajtur mbrëmë. Në kulmin e debateve dhe tensioneve mes parlamentarëve për çështjen “Brexit”, papritur në parlament erdhën burra dhe gra gjysmë- të zhveshur.

Protestuesit, anëtarë të grupimit “Rebelimi ndaj zhdukjes” kërkuan që parlamentarët të tregojnë më shumë kujdes ndaj ndryshimeve klimaterike. Ata u vendosën në një zonë të dukshme, në vendin që ndan parlamentarët nga publiku, duke shënuar kështu edhe “thyerjen” e rregullave të sigurisë më të mëdha në parlamentin e Britanisë që nga viti 2014.

Parlamentarët u habitën kur panë protestuesit aty. Madje, ish-lideri laburist Ed Miliband zgurdulloi sytë nga skena që po shikonte. Ndërsa laburisti tjetër Peter Kyle, tha me humor se “protesta ishte e vërtetë lakuriqe”. Policia ndërhyri shpejt dhe largoi protestuesit e pazakontë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb