TIRANE- Pavarësisht se protesta e opozitës, e cila vijoi sot për disa orë, u mbyll pas asnjë incident, pati dhe nga ata protestues që nuk u ndjenë mirë gjatë tubimit.

Kështu, një grua humbi ndjenjat mes turmës së njerëzve, pasi nuk është ndjerë mirë për arsye të panjohura. Ndonëse protestuesit i kanë dhënë menjëherë ndihmën e tyre, është dashur ndërhyrja e një mjeku, shkruan ‘BalkanWeb’.

Dr. Halim Kosova duke ndihmuar protestuesen
Dr. Halim Kosova duke ndihmuar protestuesen
Dr. Halim Kosova duke ndihmuar protestuesen
Dr. Halim Kosova duke ndihmuar protestuesen

Për fat të mirë, shumë pranë gjendej dhe doktor Halim Kosova, njëherësh ish-kandidat për kryetar Bashkie në Tiranë. Ai i ka ofruar ndihmën e tij protestueses dhe më pas kjo e fundit është transportuar për në spital për ndihëm më të specializuar.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb