TIRANE – Protestuesi Arben Hajdari pretendon se është dhunuar nga shefi i krimeve të Kamzës. Hajdari kërkon prova nga policia për akuzat e ngritura ndaj tij, pasi thekson se ka protestuar paqësisht në shesh.

Arben Hajdari është një ndër personat e ndaluar nga policia për shkatërrim prone publike dhe prishje të rendit gjatë protestës së djeshme të opozitës.
Ai foli për mediat nga dritarja e komisariatit nr.1 ku tregoi edhe plagët në kokë, që sipas tij, janë shkaktuar nga dhuna e policëve dhe e shefit të krimeve në Kamëz.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: