TIRANË- Ky që shihni në foto mund të konsiderohet padyshim si protestuesi më i veçantë i protestës së sotme të opozitës.
protestuesi-i-vecante-i-PD
Në fotot e siguruara nga gazetarja Marsela Karapanço për “BalkanWeb” vihet re një protestues, i njohur në rrjetet sociale si “Ujku i Cërrikut” që ka bërë një veprim gati ekstrem.

Ai ka ngjyrosur kokën me ngjyrën blu dhe anash saj ka shkruajtur “PD”.
protestuesi-i-vecante-i-PD-2
E ashtu “i dekoruar” ka vendosur të marshojë në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit” me mijëra protestues të tjerë.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: