Banorët e rrethit të Krujës vazhdojnë protestën e tyre, duke kërkuar hyrje-dalje në autostradën Thumanë-Kashar.
Ata kanë thënë se do ta çojnë në SPAK çështjen e mungesës së aksesit në autostradë.
“Ne e kemi tepër të nevojshëm aksesin në autostradë. Pa ketë akses, bizneset tona do të falimentojnë.
Do ta çojmë në SPAK çështjen e mungesës së aksesit në autostradë”, kanë thënë banorët.
Ndërsa protestuesit vazhdojnë protestën, policia ka ndërhyrë, duke liruar autostradën për shoferët.
(Balkanweb)