TIRANË
Situatë e rëndë në Bulevard, qytetarët e thirrur nga opozita kanë hedhur bidonë me lëndë djegëse duke i vënë flakën Kryesministrisë dhe Kryesisë së Kuvendit. Policia nuk ka ndërhyrë, ndërkohë që i gjithë Bulevardi është mbuluar nga tymi.
Në ballkonet e Kryesisë janë hedhur lëndë djegëse dhe dy institucionet e rëndësishme shihen në flakë e tym të zi. Vazhdimisht drejt Kryeministrisë hidhen lëndë djegëse dhe dëgjohen lëndë plasëse.
(BalkanWeb)