BAGDAD- Përshkallëzohet situata në Bagdad. Aktivistet shiitë irakianë janë futur me forcë në ndërtesën e Parlamentit, në protestë kundër ngërçit të vazhdueshëm politik për aprovimin e kabinetit të ri. Sakaq, në Bagdad është shpallur gjendja e jashtëzakonshme.

Sipas mediave ndërkombëtare, qindra përkrahës të klerikut shiitë, Moqtada Sadr, u futen përmes portave të Zonës së Gjelbër të mbrojtur, pasi që deputetet dështuan të pajtohen për një votë. Po të njëjtat burime theksojnë se protestuesit kanë filluar ta përmbysësin ndërtesën e Parlamentit.

Moqtada Sadr kërkon që kryeministri Haoder al-Abadi të bëjë një plan për t’i zëvendësuar ministrat me ministra teknokratësh jopartiakë. Partitë e mëdha në Parlament kanë refuzuar që të aprovojnë ndryshimin për javë të tera. Prej kohësh sistemi i Irakut për ndarjen e punëve në Qeveri ka kohë që kritikohet për promovimin e kandidatëve të pakualifikuar dhe për nxitjen e korrupsionit.

Kryeministri Abadi e mori pushtetin në vitin 2014, ka premtuar së do ta largojë korrupsionin dhe se do t’i largojë tensionet sektariane, por ka dështuar deri më tani që të zgjedh kabinetin e ri teknokratësh.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: