Protestuesit pro-demokracisë në Hong Kong janë duke kërkuar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump për ndihmë derisa kanë marshuar afër konsultatës amerikane në qytet.

Disa nga ta kanë mbajtur pankarta me mbishkrimet “President Trump, të lutem shpëtoje Hong Kongun”. Protestat, tani më në javën e 14-të, kanë vazhduar edhe pas përmbushjes së kërkesës kryesore të tyre nga udhëheqësit e vendit.

Kina ka kërkuar që shtetet e tjera të mos ndërhyjnë në këtë krizë, duke theksuar se situata në Hong Kong, ish koloni britanike që iu dha Kinës më 1997, është çështje e brendshme. Turma e së dielës ka mbajtur në duar flamuj të SHBA-së duke brohoritur për “pavarësi” të Hong Kongut nga Kina.

Të shtunën, disa protestues kishin tentuar të hyjnë në aeroportin ndërkombëtar, por policia ka lejuar vetëm udhëtarët e pajisur me bileta të përdorin transportin që çon për në aeroport. /Rel/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb