Dhjetra njerëz të ulur në tokë në aeroportin e Hong Kongut të premten njoftonin vizitorët rreth demonstratave të fundit në këtë vend, disa prej të cilave shoqëruar me akte të rënda dhune.


Pamje filmike të xhiruara me telefona celular e që qarkullonin në mediat sociale tregonin se si persona që dyshohet se i përkisnin asaj që njihen si organizata kriminale me emrin “Trekendëshi”, sulmonin protestuesit me tuba e shufra hekuri në një stacion të metrosë në Hong Kong ditën e dielë.


Demonstruesit kritikuan reagimin e policisë lidhur me sulmet e kryera ndaj protestuesve pro-demokracisë.


Protestat u nxitën nga një ligj i cili parashikonte ekstradimin në Kinë për procese gjyqësore të banorëve të Hong Kongut të akuzuar për vepra penale. Protestuesit kërkonin gjithashtu kryerjen e reformave demokratike si dhe dhënien fund të kontrollit të ashpër të Pekinit, në këtë territor.

Shefja ekzekutive e Hong Kongut Carrie Lam, kërkoi ndjesë për trazirat që ka shkaktuar ligji për ekstradimit. Ajo fillimisht e pezulloi projekligjin e më e pas e anuloi plotësisht atë.//VOA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb