Një grup adoleshentësh që ndodhen mes protestuesve që marshojnë në rrugët e Tiranës, në kuadër të protestës ku po aplikohen forma të “mosbindjes civile” po identifikohen si shkatërrues të objekteve të ndryshme përgjatë segmentit rrugor që kalojnë.
Gazetari i Neës24 Osman Stafa në raportimet e tij tha se janë një grup adoleshentësh që ndodhen në krye të protestuesve dhe pas tyre qëndron një grup deputetësh që shkaktojnë akte dhune.
Stafa tha se gjatë rrugëtimitnga Bashkia e Tiranës, protestuesit morën rrugën në drejtim të Unazës së Vogël, për të dalë në kryqëzimin mes Rrugës Barrikada me rrugën e Dibrës dhe për të vijuar në drejtim të Ushtarit të Panjohur, për tu ndalur te godina e Parlamentit.
Gazetari tha se gjatë këtij marshimi ka pasur disa akte vandalizmi ku janë shkatërruar disa tabela reklamash, thyer pika të stacionit të autobusit, apo tezga të vendosura ku gjatë ditës tregtohen produkte të ndryshme.