Në Gjykatën Themelorë Shkupi 1 sot filloi gjykimi i tetë protestuesve, të cilët protestuan më 4 korrik në Shkup, për shkak të aktvendimit për rastin “Monstra”. 

Prokuroi Publik i ngarkoi personat F.Z, A.R,R.V,A.A,E.I,I.M, dhe R.B për dhunë në protestat ndaj efektivëve të policisë, në të cilat kanë lënduar 20 nëpunës të policisë, katër nga të cilët me lëndime të rënda trupore, si dhe për dëmtimin e pronës së Gjykatës Themelore Shkupi 1 dhe 2, në vlerë të përgjithshme prej mbi 1 milion denarë. 

Mbrojtja dhe të pandehurit i kanë hedhur poshtë akuzat. Të akuzuarit janë prononcuar se nuk janë fajtor,ndërsa mbrojtja konsideron se prokuroria nuk ka dëshmi të forta kundër të pandehurve dhe se disa prej të akuzuarve nuk kanë qenë fare në vendin e ngjarjes, ndërsa një pjesë e tyre kanë qenë të pranishëm vetëm fizikisht pranë dhe kanë protestuar qetë. 

Ndërsa, është parajamëruar gjykimi të vazhdojë edhe ditën e sotme. 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: