Qindra protestues sulmuan legjislaturën e Hong Kongut, në përvjetorin e dorëzimit të ish-kolonisë britanike nën sundimin e Kinës. Imazhet televizive i treguan protestuesit duke shkatërruar fotografi dhe duke shkruar në muret brenda ndërtesës. Ky veprim u konsiderua si një sfidim i drejtpërdrejtë i Kinës.


Hong Kongu, që disa javë, është përfshirë nga protestat masive që kundërshtojnë një ligj, i cili do të lejonte ekstradimin e të dyshuarve në Kinë. Qeveria e ka pezulluar ligjin e propozuar për kohë të pacaktuar, por protestat vazhdojnë ende.


Të hënën, më herët, policia është përleshur me protestuesit që kanë bllokuar një rrugë pranë ceremonisë që shënonte përvjetorin e dorëzimit të rajonit nga Britania te Kina.


Hong Kongu është pjesë e Kinës që nga viti 1997, nën marrëveshjen “një shtet, dy sisteme” që i garanton një nivel autonomie. Ceremoni për të shënuar dorëzimin britanik mbahen çdo vit.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb