TIRANE

Pas incidentit të ndodhur dje me protestuesit para Kuvendit, ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi ka bërë edhe shfaqen e tij të parë publike.

I pranishëm në aktivitetin në Rinas “Be taken by ALBANIA’ së bashku me ambasadorin e BE-së, Luigi Soreca dhe ambasadorin e Zvicrës, Adrian Maitre, ministri Klosi bëri edhe reagimin e tij të parë lidhur me ngjarjen.
I pyetur nga një gazetar nëse u shty nga një protestues, ministri Klosi pa dashur të komentojë ngjarjen u shpreh se videoja është më e bukur.

Gazetari-Ju shtynë protestuesit?

Ministri Klosi- Merruni me videon, është më e bukur.

Kujtojmë që dje ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi në momentin që ka qenë duke hyrë në parlament protestuesit kanë tentuar ta qëllojnë me sende të forta.

Por e menjëhershme ka qenë ndërhyrja e Gardës dhe fatmirësisht asnjë nga sendet e hedhura nuk e ka kapur Klosin.

 (BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb