Pas zhurmës së madhe, në Suedi kanë mbyllur përfundimisht çështje “Mbappe”, me yllin francez që akuzohej për ngacmim seksual. Ndaj tij ishte ngritur kjo akuzë nga një e vajzë e re e cila pretendonte se ishte ngacmuar seksualisht nga Mbappe më 10 tetor në një hotel në Suedi.

Kjo çështje bëri xhiron në rrjet, vendosi në vështirësi Mbappe, por sulmuesi francez dhe Real Madrid mund të qëndrojë të qetë pasi gjykata e ka pushuar si çështje, “për mungesë provash të mjaftueshme”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: