TIRANE- Kur kanë kaluar dy ditë nga masa e sigurisë ‘arrest shtëpie’ për ish-ministrin Saimir Tahiri, pasi akuzohet për përfshirje në trafik droge dhe korrupsion, detaje të tjera dalin në dritë, ndërsa zbulohen disa nga provat e reja. Burime për ‘BalkanWeb’ thanë se Gjykata për Krimet e Rënda u bazua për të dhënë ‘arrest shtëpie’ tek dy letër-porositë, njëra nga Greqia, dhe tjetra nga Italia, që pretendohet se përmbajnë prova të reja. Po ashtu burimet raportojnë se pikë kyçe ngelet edhe dëshmia e dhënë nga ish-zv/ministrja e Brendshëm Elona Gjebrea si dhe shoferi i tij Gentian Ceka.

‘BalkanWeb’ mëson se në letërporosinë e Greqisë flitet për faktin se ish-ministri Saimir Tahiri ka takuar dy herë Artan Habilajn, (kushëri i tij) në një hotel në shtetin helen gjatë kohës që ai ka qenë në detyrën e ministrit të Brendshëm.

VENDIMI I GJYKATËS PËR TAHIRIN
Gjykata për Krimet e Rënda u bazua në një vendim prej 33 faqesh teksa mori masën ‘arrest shtëpie’ për ish-ministrin Tahiri. Në këtë dokument flitet për lëvizjet e Tahirit në gjatë 2015-2017, kohë kur ishte ministër, por edhe pas dorëheqjes. Burime për ‘BalkanWeb’ raportojnë se dëshmia e Elona Gjebreas mbetet pikë kyçe për hetimet, ndërsa ajo flet për udhëtimet që ka pasur me familjen e saj dhe atë të Tahirit drejt shtetit grek.
deshmia-gjebrea

deshmia-gjebrea-2
“Deklarime të shtetases Elona Hoxha (Gjebrea) aktualisht deputete e Kuvendit të Shqipërisë, dhënë në datë 01. 12. 2017, para prokurorit të çështjes, të dokumentuar në Procesverbal “Për marrjen e të dhënave nga personi që ka dijeni për veprën penale”. Në tërësinë e deklarimeve, deklaruesja njoftoi për pushimet e familjes së Saimir në Greqi javën e parë të Gushtit 2014, ndërsa nuk njoftoi mënyrën se si udhëtuan nga Saranda në Korfuz (në vajtje), për drejtuesin e mjetin me të cilën udhëtuan vajzat e saj me prindërit e Saimirit (në vajtje) dhe për mënyrën sesi automjetet e tyre të kthimin mbërritën në Greqi.

Sipas deklarueses, në javën e parë Gusht 2014, së bashku me bashkëshorten, Arian Hoxha, shkoi me pushime në Korifuz, Greqi dhe, më pas, në Lefkadha, Greqi. Për të shkuar në Greqi udhëtoi së bashku me bashkëshortin drejt Sarandës, me mjetin e punës. Në Sarandë u takuan me Saimir Tahirn. Ministër i Brendshëm në atë kohë, i cili ndodhej së bashku me bashkëshorten e tij. Së bashku udhëtuan në drejtim të Greqisë, duke dalë nga Pika Kufitare Porti Sarandë dhe qëndruan një natë në Korfuz. Të nesërmen shkuan në Lefkadha ku qëndruan gjashtë ditë në një shtëpi të marrë me qira. Në katin e parë qëndroi ajo së bashku me bashkëshortin dhe dy vajzat e saj Livia dhe Fiona dhe në katin e dytë Saimiri se bashku me familjen. Për mbërritjen e vajzave në Greqi, kishin përpiluar paraprakisht një deklaratë noteriale nëpërmjet të cilës autorizonin Znj. Luiza Tahiri (nënë e Saimir Tahirit).”, thuhet në një pjesë të vendimit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb