Presidenti i Partisë së Lirisë ka mbledhur mbrëmjen e sotme Kryesinë e kësaj force politike nga ku është shprehur në lidhje me incidentin e sotëm në Këshillin Bashkiak të Tiranës, ku u përfshi edhe Tedi Blushi, Sekretari i Përgjithshëm i PL.

Meta u shpreh se kërkon mobilizim total nga anëtarët e partisë për t’i dhënë “përgjigjen e merituar” kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, i cili u përfshi gjithashtu në incidentin e sotëm me Blushin.

Ai theksoi sërish se nga dita e sotme është në “luftë të hapur” me Veliajn dhe kryeministrin Rama, teksa shtoi se “përpjekja për të vënë dorë mbi Tedi Blushin është fatale”.

Ne do i japim përgjigje këtij vagabondi kudo që të jetë. Ndaj kërkoj nga ju mobilizim total kudo ku jeni, për t’i dhënë përgjigjen e merituar Erion Velisë, prindit 2 se prindi 1 është Edi Rama. E përdor këtë për të provokuar popullin e opozitës, popullin e lirisë. Asgjë nuk na ndal deri sa Veliaj të shkojë në burg sepse ka firmosur dhe uzurpuar kompetencat e Këshillit Bashkiak të Tiranës.

Asgjë nuk na ndal deri sa Edi Rama të shkojë në burg, Kjo fëlliqësirë e fëlliqësirave që ka qenë e paralajmëruqar për aferën e inceneratorëve, është paralajmëruar nga ministrat e tij. Asgjë nuk na ndal deri sa këta horra dhe monstra të shkojnë në qeli ku i kanë cuar shokët e tyre që i kanë dhënë garanci të firmosin se SPAK tarallaku i merr urdhrat nga Rama.

Nga sot jemi në luftë të hapur me Veliajn, Ramën dhe zarat e tyre. Përpjekja e tyre për të vënë dorë mbi Tedi Blushin është fatale për ta dhe tutorët e tyre. Ky është vend shqiponjash, do e mësojnë shumë shpejt çfarë do të thotë kjo gjë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb