Ish-ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj, ka kopjuar kryeministrin Edi Rama, i cili publikon thuajse çdo ditë një fotografi në rrjetet sociale, duke e cilësuar si “foto e ditës”.

Këtë gjë e ka bërë sot edhe ish-ministri Ahmetaj, i cili provokon me foton që zgjedh të ndajë me ndjekësit. Ai pozon krah kryetares së forumit të gruas të LSI, që sipas tij, tashmë i është bashkuar PS dhe të dielën voton për kandidatin socialist.

“PHOTO OF THE DAY! Kjo është Zana, kryetarja e forumit të gruas LSI, që tashmë i është bashkuar Partisë Socialiste dhe të dielën në #30qershor voton PS dhe Redjan Kralin për Bashkinë e re të Kavajës. #unëvotoj #votoPS #PS30”, shkruan Ahmetaj.

Ahmetaj
Ahmetaj

Por, menjëherë pas kësaj, ka ardhur reagimi nga LSI. Ish-deputeti demokrat, Enrdit Braimllari, ka sqaruar në “Facebook” se gruaja që ka pozuar me Ahmetajn nuk ka lidhje me LSI.

“Arben Ahmetaj gjithe jeta te shkoi duke mashtruar shqiptaret, PS dhe familjen. Gruaja ne fjale nuk ka lidhje me LSI”, shkruan Braimllari.

Endrit
Endrit

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb