Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç sot ka thënës Serbia kurrë nuk do të heqë dorë nga Kosova. “Më 17 shkurt bëhen 10 vjet nga vetëshpallja e pavarësisë së Kosovës, këtë krijesë të rreme, atë nuk e kanë njohur tri të katërtat e njerëzimit”, tha ai, transmeton Koha.net.

Sipas tij Kosova ble “mikro shtetet, i qerasin ato, iu dërgojnë para me valixhe” dhe përkundër kësaj, ka shtuar Gjuriç, ky shtet nuk është anëtare as e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, e Këshillit të Europës dhe as e ndonjë organizate tjetër të rëndësishme ndërkombëtare.

“Nuk do ta njohim këtë krijesë të rreme, nuk do ta njohim derisa të jetë Vuçiç dhe deri sa ta udhëheqim këtë politik ë”, citon tanjug të ketë thënë Guriç. “Nuk ka heqje dorë nga Kosova”, ka thënë ai duke shtuar se çështja e Kosovës është njëra nga çështjet më serioze shtetërore e kombëtare të Serbisë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: