Një aventurë e pazakontë për një shitës fruta-perimesh të Osmaniye, në jug të Turqisë. I shqetësuar për erën e fortë, burri, i ndihmuar edhe nga të tjerë persona, ka provuar të bllokojë çadrën që mbulonte tendën e tij.
Gjithçka ishte e kotë sepse era e fortë tërhoqi lart të gjithë strukturën dhe ai është gjendur duke fluturuar.
Për të shpëtuar burri është detyruar të hidhet nga një lartësi rreth 3 metra, që ka rezultuar fatmirësisht pa dëmtime.
Cadra ra disa minuta pas burrit dhe plagosi lehtë një njeri, që po kalonte aty në ato momente.