Pasi kishte dështuar të mblidhej katër herë radhazi, Komisioni Hetimor për Shëndetësinë zhvilloi gjatë ditës së sotme mbledhjen e parë, pas dakordësisë së palëve për të kthyer punën në normalitet.
Në komision u diskutua që palët të bien dakord për një draft të dakordësuar që të integrojë të dy draftet për planet e hetimit. BalkanWeb ka siguruar planin hetimor të PS, për Komisionin Hetimor të Shëndetësisë për koncesionet për Sterilizimin dhe Check Up, i cili do të dakordësohet me atë të propozuar më herët nga ana e opozitës së vendit.
PS ka propozuar që hetimet të shtrihen nga viti 2009. PS deklaron se duhet të pyeten edhe Ministrat e Shëndetësisë që nga dhjetori i 2006 si dhe të gjithë ish drejtuesit e QSUT që nga 1 tetor 2009.