Partia Socialiste ka çelur sot fushatën elektorale për zgjedhjet e 30 qershorit. Sekretari i PS Taulant Balla prezantoi kandidatët e Partisë Socialiste në bashkitë e vendit.

“Do të jemi në 36 bashkitë e vendit, për t’iu thënë shqiptarëve se PS është partia që di të mirë-qeverisë. Kam krenarinë dhe nderin që ta fillojmë këtë konventë të prezantimit të kandidatëve. Ne do ta fitojmë gjitha bashkitë. Sigurisht do fitojmë Tiranën, Durrësin për të transformuar qytetet, ndërsa këtë herë do e fitojmë edhe Shkodrën loke”, tha Balla.

Bashkia Shkodër

Valdrin Pjetri:

Më në fund të gjithë socialistët shkodranë janë afër një momenti historik. Pas 30 vitesh, PS do të marrë bashkinë e Shkodrës. Voltana thotë se nuk e mbështet kryeministri, normal nuk e mbron sepse ke alternativë molotovin, jo punën e projektet.

Voltana, koha jote ka mbaruar. Bashkia Shkodër na bashkon të gjithë bashkë. Koha e tyre perëndoi. Faleminderit dhe mirë u takofshim në fitoren e 30 qershorit.

Bashkia Durrës

Valbona Sako

Do të transformojmë Bashkinë e Durrësit. Një thirrje kam për të gjithë. Forca për Durrësin që duam, për Shqipërinë europiane që duam.

Bashkia Tiranë

Erion Veliaj

Kjo është Tirana , fitorja jonë e madhe, një mirëseardhje miqve nga gjithë Shqipëria. Sot është 1 qershori, dita e fëmijëve, një kujtesë që PS është e vetmja që kudo ku ka qeverisur, nuk ka menduar për zgjedhjet e ardhshme po për gjeneratën e ardhshme edhe sot, po takohemi në një hapësirë për të rinj e fëmijë. Mbaj mend ditën e parë në bashki, i kishte mbetur ora, pas 4 vitesh Tiranës e Shqipërisë i ka ardhur ora por ShQUP-it i ka mbetur ora në vend. S’mund t’i themi fëmijëve se një grup fëmijësh nuk janë gati të vijnë në betejë. Është betejë për fëmijët për të ardhmen, ndaj më 30 qershor duhet të fitojë Shqipëria e fëmijët e Shqipërisë kudo që janë.

Në qeverisjen e Ramës, Shqiperia ka bërë progresin më të madh, ama në 30 qershor e kemi vetë në dorë t’i japim fund tranzicionit e të jemi vendi dinjitoz. Gjatë këtyre viteve jemi munduar ku ka pas nevojë, ku ka pas mundësi për të ndrequr, por jam i bindur që c’ka kemi bërë ne Tiranë do e bëjmë në gjithë territorin. Sot nuk janë vetëm socialistët, na janë bashkuar qytetarë nga gjithë territori që mendojnë se PS mund të qeverisë. Për të gjithë që fëmija ësht ëmë i rëndësishëm, që nuk duan një 97 që e duan Shqipërinë si Europa ka vetëm një zgjidhje PS e kandidatët e saj .

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb