Ka ngjallur një interes të jashtëzakonshëm në opinionin publik lista e kandidatëve të PS për në këshillin bashkiak të bashkisë Elbasan. Edhe pse lista zyrtare është dorëzuar prej dy ditësh në KQZ, strukturat e PS në Elbasan kanë qenë hermetike në ruajtjen e identitetit të emrave të listës së hartuar nga grupi i punës.

Prezantimi i saj është njoftuar se do të bëhet këtë të mërkurë pasdite nga vetë kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla dhe kandidati për kryetar i bashkisë Elbasan Gledian Llatja.
Sipas burimeve konfindenciale në këtë listë janë përfshirë personalitete nga fusha të ndryshme nga arsimi, shëndetësia, shkenca, Universiteti i Elbasanit dhe jo vetëm që gëzojnë respektin maksimal të komunitetit elbasanas.

Mes dhjetëra propozimeve të spikatura, PS ka dërguar në KQZ 51 kandidaturat e saj. Ndër to veçohen kreu aktual i Qarkut Bukurosh Stafa, Serafin Papa, Dekania e Fakultetit Ekonomik Imelda Sejdini, Sekretarja e Përgjithshme e Prefekturës Eva Bica, ish-kryebashkiaku Hysen Domi, Pedagogët Hektor Çiftja, Arbër Gjeta, Majlinda Peza si dhe anëtaret e këshillit aktual, Irena Palloshi, Luiza Popja, Brunilda Fingo, Ymer Tola si dhe Ana Muça, Jana Sinani, Lytfi Lala, Rovena Islami, Enerjeta Ferra dhe plot emra me reputacion.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb