TIRANE

Deputeti i PS-së, Pjerin Ndreu ka dorëzuar sot mandatin e deputetit. Në një letër drejtuar Kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi, Ndreu shkruan se jep dorëheqjen nga mandati i deputetit për shkak të garës në zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

PS i ka dhënë besimin socialistit Pjerin Ndreu, për të garuar në zgjedhjet e 30 qershorit për Bashkinë e Lezhës.

Pjerin Ndreu Heq Dore Nga Mandati I Deputetit

“Duke qenë se mandati i deputetit, sipas nenit 69, pika 1, shkronja “d” është i papajtueshmën me mandatin e të zjgedhurit vendor, në përputhje me afatet e parashikuara në Kodin Zgjedhor, me anë të kësaj shkrese, po ju drejtohem për të deklaruar zyrtarisht heqjen dorë nga mandati i deputetit” shkruan Ndreu në letrën drejtuar kryeparlamentarit Ruçi.

Pavarësisht se opozita është shprehur e vendosur në qëndrimin e saj, se nuk do të ketë zgjedhje në 30 qershor, po kaq të vendosur duket se janë socialistët të cilët kanë nisur përgatitjet për zgjedhjet vendore, ndërsa në mbledhjen e e fundit të Kryesisë mbajtur ditën e shtunë, zyrtarizuar emrat e kandidatëve për 61 bashkitë në vend.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb