Partia Socialiste feston sot 28-vjetorin e krijimit të saj. Mirëpo kjo datë përkon edhe me ditëlindjen e kreut të PD-së, Lulzim Basha, i cili sot feston 45-vjetorin.


Nga Lushnja ku ndodhej për një takim elektoral, kreu i qeverisë bëri një urim për kundërshtarin e tij politik.


“Sot është ditëlindja e PS-së, është edhe ditëlindja e Lulzim Bashës, kështu që i uroj shëndet, por jo fitore. Megjithëse kam përshtypjen se edhe sikur ta linin të hynte vetëm në zgjedhje prapë nuk fiton dot”,- u shpreh Rama.


Rama ka uruar me tej gjithë socialistët e Shqipërisë me rastin e 28-vjetorit të lindjes së kësaj force politike, me një foto nga tubimi elektoral i Lushnjës, me pjesëmarrje masive të qytetarëve.

“Me këtë pamje të pak çasteve më parë, nga Lushnja drejt 30 qershorit, një përqafim të gjithë socialistëve dhe kujtdo që i ka dhënë, qoftë edhe një herë votën kësaj force të madhe të së ardhmes, në 28 vite qysh prej lindjes së saj, 28 vjet si sot, në 12 qershor 1991”, – tha Kryeministri Rama.

“Ne nuk jemi më të mirët, po më të mirë se ne nuk ka. Gëzuar”, tha Kryeministri në mesazhin drejtuar socialistëve.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb