TIRANË

Partia Socialiste feston sot 28-vjetorin e themelimit të saj. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj uroi të gjithë socialistët.

Veliaj thotë se PS është e vetmja forcë politike që bën shtet dhe është e qartë në rrugën europiane të vendit, ndaj fton qytetarët që në 30 qershor të votojnë këtë forcë politike.

“Gëzuar Ditëlindjen @partiasocialiste_al ?? – e vetmja forcë patriotike që ka provuar se nuk tradhëton kurrë vendin, se rimëkëmb ekonominë, se bën shtet ?? e qytet si Tirana jonë ?
E vetmja forcë qartësisht pro-?? e pro-?? sot për sot! Në #30Qershor voto PS @ediramaal Nr. 30”, shkrua kryebashkiaku Veliaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb