Denis Deliu, deputet i Partisë Socialiste, nga studion e rubrikës “Opinion” në News24, paralajmëroi një ndryshim të drejtuesve politikë të PS-së në Qarqe. Deliu tha se pritet që në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS-së, e cila do të mbahet më 8 shtator, pritet të miratohen edhe këto ndryshime.

Deliu tha se ka rreth 4 vjet që kemi të njëjtët drejtues politikë në qarqe dhe besoj se do të ketë ndryshime, pasi ndryshimet kanë treguar se sjellin ndryshime.

“Ka disa premtime apo sfida që ndoshta nuk janë realizuar ende dhe është Kryeministri ai që sheh apo vlerëson që kur nuk është realizuar ndonjë premtim apo sfidë, atëherë ai ndërmerr ndryshime”, tha Deliu.

Deputeti socialist shprehu bindjen se në zgjedhjet e ardhshme, PS do të fitojë edhe mandatin e 4-t qeverisës.

“Kemi një Shqipëri tjetër në arenën ndërkombëtare, është e besueshme për partnerët ndërkombëtare dhe besoj se ky besim do të na kthehet në investime dhe në 2030, sikundër ka deklaruar edhe Kryeministri, do të jemi anëtar të BE-së”, tha Deliu.

Në vijim ai foli për sundimin e ligjit dhe zbatimin e Kushtetutës, duke shtuar se reforma në drejtësi ishte një sfidë shumë e madhe, përsa kohë që kishte shumë skeptikë që nuk do të ndodhte.

“Fatmirësisht sot jemi dëshmitarë të disa vendimmarrjeve të rëndësishme që drejtësia ka bërë, kuptohet me mbështetjen e politikës dhe ndërkombëtare. Forcimi i institucioneve ka ardhur si rezultat i zbatimit të ligjit, duke pasur një drejtësi të pandikuar politikisht”, tha Deliu.

Ai u shpreh se ndoshta sot mund të të ketë pakënaqësi, por rruga është e qartë “Shqipëria duhet të ketë një drejtësia të pavarur”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: