Kryeministri Edi Rama ka folur edhe mbi sfidat që lidhen me hetimet ndaj individëve të lidhur me pushtetin e Partisë Socialiste nga drejtësia.

Ai theksoi se herë pas here, atë përpiqen ta përfshijnë atë në debate për ndodhi që nuk janë nën kontrollin e tij. “Më nxjerrin lista emrash dhe fotografish, duke më bërë përgjegjës moralisht për hetimet që po zhvillohen,” tha Rama. “Në fakt, është krejt e kundërta me mua”, shtoi ai.

Kryeministri vazhdoi duke theksuar se, ndonëse mund të ndjejë keqardhje për individët e hetuar në nivel personal, ai ndjen përgjegjësi për besimin që shqiptarët i kanë dhënë atij për tre mandate rresht. “Partia Socialiste ka hequr duart nga pushteti politik dhe i ka dhënë drejtësisë lirinë e nevojshme për të vepruar pa ndikuar nga politika,” theksoi ai.

Rama shprehu besimin se kjo qasje do të sigurojë një sistem drejtësie më të fortë dhe më të pavarur, i cili mund të veprojë pa u ndikuar. “Tani drejtësia vepron vetëm drejt, pa parë majtas e djathtas,” përfundoi kreu i qeverisë.

“Sa herë më marrin në pyetje zëdhënësit e axhendave të ndryshme më nxjerrin lista emrash, apo siç ndodhi me opozitën e vetme që kemi për debat, Blendi Fevziun, më nxjerr një listë me fotografi e emra ku unë duhet të ndihëm përgjegjës moralisht pse drejtësia ka hetuar, po heton e ka akuzuar apo dënuar individë të lidhur me pushtetin e PS. Në fakt krejt e kundërta ndodh me mua. Natyrisht nuk mund të më vijë mirë për arsye personale, por për arsye të kontratës me shqiptarët që më kanë dhënë besimin 3 herë rresht, me një vullnet të hekurt PS plotësisht vetëdijshëm, të gjithë së bashku, ja hoqi duart e pushtetit politik drejtësisë nga qafa dhe i dha gjithë lirinë e nevojshme për të vepruar pa parë majtas e djathtas, por vetëm drejt”, u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb